Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar të martën ndaj akuzave të dërguarit të posaçëm amerikan për Ukrainën nga administrata e presidentit Donald Trump, Keith Kellogg, i cili kishte thënë se Rusia është duke i vonuar qëllimisht bisedimet për paqen.
Peskov ka theksuar se Moska zyrtare ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani dhe ka mohuar kategorikisht pretendimet për zvarritje të negociatave.
Në një deklaratë të tij, Keith Kellogg kishte thënë të hënën: “Rusia s’mund të vazhdojë më me zvarritje, teksa bombardon objektiva civile në Ukrainë”, duke kritikuar veprimet e Moskës në kuadër të konflikti në Ukrainë. Megjithatë, Peskov ka kundërshtuar këto akuza, duke theksuar se Rusia është mirënjohëse për rolin e ekipit të Trumpit në lehtësimin e negociatave, porse ka theksuar se nuk po zvarrit bisedimet.
