Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rusia sulmon depon e naftës në Ukrainë, katër të plagosur

GD
Gazeta Demos8 gusht 2025 në 23:13
Rusia sulmon depon e naftës në Ukrainë, katër të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një depoje të naftës në pronësi të kompanisë shtetërore të Azerbajxhanit, SOCAR, në jug të Ukrainës.

Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, sulmi ka ndodhur në qytetin Odesa, ku disa dronë goditën objektin industrial të kompanisë.

“Dëmi është i vështirë për t’u vlerësuar në këtë fazë. Disa persona janë plagosur,” ka deklaruar një burim nga industria për Reuters.

Kompania SOCAR operon rreth 60 stacione karburanti në të gjithë territorin e Ukrainës.

Ky nuk është sulmi i parë në infrastrukturën energjetike të rajonit. Më herët gjatë javës, forcat ruse goditën një stacion pompimi në Odesa, që shërbente për importin e karburanteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azerbajxhani, sipas zyrtarëve ukrainas.

Ndërkohë, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndodhet në Uashington, ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje fillestare paqeje me Armeninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:45Rubio paralajmëron se lufta e Rusisë mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës
  • 19:23Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
  • 15:53Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra