Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres, ndërsa vendi përballet me rrezikun e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë, që mund të nisë që të mërkurën në mesnatë.
Takimi zhvillohet në një klimë tensioni, pasi palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.
Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.
Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.
