Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 11:46
Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Temperaturat e larta kanë nisur të përfshijnë Shqipërinë, ndërsa meteorologia Tanja Porja paralajmëron se kjo është vetëm dita e parë e një periudhe 10-ditore me mot të nxehtë dhe pa reshje.

“Sot diell dhe temperatura të larta. Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike. Kemi në mesditë të paktën 4 gradë rritje, ndërkohë që dje ishim rreth 33 gradë temperatura maksimale. Sot presim 38°C. Vranësia do të jenë të dukshme vetëm gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare. Në fakt, sot është dita e parë me temperatura të larta. E gjithë periudha tjetër, për një 10-ditor, presim vetëm temperatura të larta në territor dhe mundësia për reshje është thuajse zero”, u shpreh Porja në A2CNN.

Sipas meteorologes, vala e të nxehtit do të vijojë të forcohet edhe në ditët në vijim, me temperatura që do të rriten gradualisht.

“Nga nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike. Shumë shpejt këtë mesjavë presim edhe që temperatura të shkojë 40 gradë Celsius”, shtoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:48Kryemadhi me batuta para gjykatës për masën ndaj Hysenit: I patë si i fik radarët? Dashuria, gjë e madhe
  • 10:35“Krej radarët e shtetit i fik për ty, flej rehat, të du”, Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit
  • 08:54Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish-kreu i SHISH-it Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
  • 21:39Rubio: Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë problematike dhe shpërthyese
  • 19:52Jo revoltë kundër Merzit, por shumë pakënaqësi në prapaskenë