Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shtuni: Bota në një tërmet gjeopolitik, duhet të jetë këmbanë alarmi për politikën në Kosovë

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 20:25
Shtuni: Bota në një tërmet gjeopolitik, duhet të jetë këmbanë alarmi për politikën në Kosovë

Studiuesi i politikave të sigurisë, Adrian Shtuni ka folur në lidhje me planin e Amerikës për paqe në Ukrainë, duke treguar se ka shumë pika.Në “Info Magazine” në Klan Kosova ai tha se ky plan nuk është i gatshëm për nënshkrim, por është një kornizë, që sipas tij, u mundëson palëve të diskutojnë për arritjen e paqes.

“Është një plan i cili ka shumë pika. Ukraina në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në këtë moment. Mënyra se si unë e shoh këtë plan, është një kornizë e cila nuk është e përfunduar”.“Pra nuk është një plan i cili është i gatshëm, i paketuar për nënshkrim, por është një kornizë e cila do t’i mundësonte palëve të ulen, të diskutojnë, të shikojnë se ku mund të shkojnë, për gjetjen e një formule për të arritur paqe, pas pothuajse katër vitesh”, është shprehur ai.

Shtuni tha se zgjidhja e këtij konflikti mund t’i jepte hapësirë BE-së që të fokusohej më shumë tek Ballkani Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.“Zgjidhja e këtij konflikti mund t’i jepte hapësirë Bashkimit Evropian që të fokusohej më shumë tek Ballkani Perëndimor dhe ta përshpejtonte anëtarësimin ose afrimin të paktën, e pjesës më të madhe të këtyre vendeve, shpresoj edhe të Kosovës shumë shpejt, drejt futjes në Bashkimin Evropian, kjo mund të ishte pozitive”.

“Por, nga ata tjetër janë elementet e tjera negative, që është lëshimi territorial, i cili në favor të një agresori të kesh lëshime territoriale të tilla, përbën një këmbanë alarmi për Ballkanin Perëndimor, ku dihet se ka konflikte të ngrira, dihet se ku qëndron Kosova dhe Bosnja në këtë pikë, mendoj që është hallka e dytë më e dobët në Evropë, pas Ukrainës”, tha Shtuni.Studiuesi i politikave të sigurisë, duke folur për Kosovën tha se kjo duhet të jetë këmbanë alarmi për politikën në vend, sepse sipas tij, bota është në një termet gjeopolitik, ndaj edhe duhet bashkëpunim brenda vendit, por edhe me partnerët.

“Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për politikën në Kosovë, për lidershipin, sepse duhet bashkëpunim i jashtëzakonshëm brenda vendit dhe me partnerët, ajo që unë e kam bërë dhe e kam ngritur këtë shqetësim, shpesh e kam thënë, është që duhet të ketë kfjellim”.“Janë katër zgjedhje që do të mbahen në Kosovë brenda një viti, me gjithë këto zhvillime në gjeopolitikë, sa është kostoja ekonomike, politike e këtij ngërçi që është duke ndodhur, pra është një kosto jashtëzakonisht e madhe dhe duhet të ketë kfjellim të menjëhershëm, se janë duke harxhuar energji të mëdha, duke u marrë me punë të vogla, ndërkohë që bota është në një tërmet gjeopolitik. Shpresoj të ketë kfjellim, sepse janë kohë shumë të vështira”, përfundoi Shtuni.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr
  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive