Zv. Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar para pak çastesh drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, i cili është ish-ministri i Qeverisë Kurti ll, Liburn Aliu, raporton GazetaDemos.
Ajo teksa foli për Portin e Durrësit dhe planin e ri të detajuar, tregoi se panë mundësinë e lidhjeve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin. Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.
Nga RMV dhe Kosova kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës.
