Pas një negociate të suksesshme, Policia shqiptare ka bërë hapa pas dhe kështu ka lejuar qytetarët të mblidhen para ndërtesës së kryeministrisë në Tiranë.
Me thirrjet “hiqni kapelet”, protestuesit po vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë me qeverinë shqiptare.
Një prind, i cili mban me vete fëmijën e vogël është vendosur para derës kryesore të kryeministrisë duke përçuar mesazhin se qytetarët tashmë do të protestojnë paqësisht./KlanTv/

