Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar Kosovës 18 vjetorin e pavarësisë.
“ Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj. Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjës i”, u shpreh Spiropali.
Tutje ajo tha se në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.
