Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë, teksa disa shtete po përgatiten ta njohin shtetin palestinez

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 16:20
Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë, teksa disa shtete po përgatiten ta njohin shtetin palestinez

Të paktën 14 njerëz javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite natës në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë të shtunën.

Izraeli i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë, disa prej të cilave synojnë ta njohin shtetin palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

Të premten, Ministria e Jashtme e Portugalisë tha se do ta njohë shtetin palestinez të dielën.

Portugalia në mesin e disa vendeve të tjera perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Maltën, Belgjikën dhe Luksemburgun, që pritet ta njohin shtetin palestinez në ditët në vijim. Operacioni më i fundit izraelit, i cili filloi këtë javë, e përshkallëzon më tej konfliktin që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe, me gjasë, e shtyn edhe më larg mundësinë e një armëpushimi.

Ushtria izraelite, e cila thotë se synon të “shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Hamasit”, nuk ka dhënë një afat kohor për ofensivën, por ka indikacione se mund të zgjasë me muaj.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Bombardimet izraelite gjatë 23 muajve të fundit i kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë në Gazë, e kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë dhe kanë shkaktuar krizë humanitare katastrofike. Ekspertët thonë se Qyteti i Gazës – qyteti më i madh në vend – po përjeton zi buke.

Rami Mhanna, udhëheqës i spitalit Shifa, ku u sollën disa nga trupat, tha se mes viktimave ishin gjashtë persona nga e njëjta familje, pasi një sulm goditi shtëpinë e tyre herët në mëngjesin e së shtunës. Ata ishin të afërm të drejtorit të spitalit, Mohamed Abu Selmiya, shtoi ai. Kryqi i Kuq palestinez tha se pesë persona të tjerë u vranë nga një tjetër sulm pranë Sheshit Shava.

Ditët e fundit, Izraeli u ka bërë thirrje qindra mijëra palestinezëve që strehohen në Qytetin e Gazës të zhvendosen në jug, në atë që e quan zonë humanitare. Palestinezët kanë filluar të largohen nga qyteti, disa me makinë, të tjerë në këmbë, shkruan REL, transmeton Periskopi.

Izraeli hapi një korridor tjetër në jug të qytetit për dy ditë këtë javë për të lejuar më shumë njerëz të evakuohen. Por shumë palestinezë në qytetin e goditur nga uria nuk duan të shpërngulen sërish, janë tepër të dobët për të lëvizur ose nuk kanë mundësi financiare për t’u zhvendosur.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se detyrimi i mijëra njerëzve për t’u evakuuar do të përkeqësojë më tej krizën e rëndë humanitare.

Ato bëjnë thirrje për një armëpushim në mënyrë që ndihma të arrijë tek ata që e kanë nevojë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

GazaSulm

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij