Në Itali, temperaturat përvëluese deri në 38 gradë Celsius i detyruan zyrtarët të lëshojnë alarmet e kuqe në 17 qytete të mëdha, përfshirë Milanon dhe Romën, ndërsa disa rajone ndaluan punën në natyrë në pasdite.
Si pasojë e të nxehtit tashmë ka vdekur edhe një punëtor. Raportimet lokale thonë se Brahim Ait El Hajjam, 47 vjeç, u rrëzua ndërsa derdhte beton në një parking makinash në periferi të Bolonjës, i cili ishte gjithashtu nën alarm të kuq.
Dy burra mbi 60 vjeç vdiqën në plazhet e Sardenjës, raportoi agjencia e lajmeve ANSA, dhe në kryeqytetin e Sicilisë, Palermo, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën pasi thuhet se i ra të fikët ndërsa ecte përgjatë një rruge. Mediat lokale thanë se ajo kishte probleme me zemrën.
Rezultatet e ekzaminimeve pas vdekjes nuk janë publikuar, por valët e të nxehtit vrasin mijëra njerëz në vit në Evropë, duke i dhënë nxehtit nofkën “vrasësi i heshtur”.
Gjatë verës së gjatë dhe përvëluese të vitit 2022 në Evropë, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, 61,000 njerëz vdiqën për shkak të nxehtësisë, zbuloi një studim, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.