Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën Langwied të Mynihut, ku një 29-vjeçar nga India është gjetur i pajetë pasi u zhduk në ujërat e një liqeni artificial gjatë fundjavës.
Sipas raportimeve të autoriteteve gjermane, i riu ishte duke notuar kur shoku i tij, i cili ndodhej pranë tij, e ka parë duke luftuar në ujë para se të humbte kontaktin dhe të zhdukej nën sipërfaqe. Menjëherë janë kërkuar ndihma nga pushuesit e tjerë, të cilët tentuan ta gjenin duke u futur në ujë, por përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksesshme.
Në kërkim u angazhuan ekipet e shpëtimit dhe policia gjermane, të cilët vazhduan operacionin edhe ditën e nesërme. Pavarësisht përpjekjeve intensive, shpresat për ta gjetur të riun gjallë u zvogëluan me kalimin e orëve.
