Një baba i përkushtuar dhe ish-kampioni britanik i powerliftingut, Jeremy Paynter, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë pushimeve në ishullin spanjoll Mallorca.
45-vjeçari nga Seabrook, afër Hythe në Mbretërinë e Bashkuar, ishte në Alcudia më 28 qershor, kur ndodhi ngjarja fatale. Sipas hetimit fillestar në Britani, Paynter ishte duke udhëtuar me një mjet ujor personal, i njohur si “jet ski”, së bashku me partneren e tij Emily Hill, shkruan Mirror .
Në seancën paraprake në Oakwood House në Maidstone, u bë e ditur se mjeti u përmbys ndërsa ishte i ndalur në ujë. Të dy kishin veshur jelekë shpëtimi, ndërsa pas rënies në ujë, Paynter arriti ta ndihmonte partneren e tij të ngjitej përsëri në mjet, por nuk arriti të hipte vetë.
Koronerja Patricia Harding deklaroi se, sipas informatave të para, ai e kishte shtyrë partneren drejt mjetit ujor për ta shpëtuar, por më pas kishte hasur vështirësi për t’u kthyer në të.
