Gjashtë person kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një autobus në Zvicër.
Policia dyshon se zjarri mund të ketë qenë akt i qëllimshëm, pasi sipas informatave zyrtare, raportohet se një pasagjer derdhi karburant mbi veten brenda autobusit, duke i vënë kështu më pas flakë vetes.
Gazetari që vepron në Gjenevë, Nefail Maliqi, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se incidenti kishte ndodhur të martën pasdite.
