Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund t’i tërheqë të gjitha trupat amerikane të dislokuara në Evropë.
Duke folur të martën në hapje të samitit të NATO-s në Ankara, Trump tha se Evropa ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me dy dekadat e fundit dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të tregohen më të kujdesshme.
“Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët tanë nga Evropa”, tha Trump, raporton CNBC, transmeton Sinjali.
