Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump për luftën në Ukrainë: Mjaft me vrasje, historia të shpallë fituesin

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 13:57
Trump për luftën në Ukrainë: Mjaft me vrasje, historia të shpallë fituesin

Ukraina dhe Rusia duhet ta ndalin menjëherë luftën, të shpallin fitoren dhe me të vendosë historia kush fitoi në të vërtetë.

Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se konflikti duhet të ndalet në vijat aktuale të frontit.

“Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të shpallin të dy Fitoren, le të vendosë Historia! Mjaft me sulme, mjaft me vdekje, mjaft me shuma të mëdha dhe të paqëndrueshme parash të shpenzuara.”

Duke e përshkruar takimin e tij të premten me presidentin e Ukrainës si shumë interesant dhe të përzemërt, Trump tha se i përcolli Zelenskyt një mesazh të ngjashëm siç i tha Presidentit rus Vladimir Putin një ditë më parë: është koha për të ndalur vrasjet dhe për të bërë një marrëveshje.

Kështu, Volodymyr Zelensky doli duarbosh nga takimi i tretë me Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë vit. Tani për tani, presidenti amerikan nuk do i japë Ukrainës raketat Tomahawk që Kievi i kërkon me ngulm.

Zelensky, i cili foli për mediat pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi se bisedoi me Trump për armët me rreze të gjatë, por nuk komentoi më tej, pasi tha se Shtetet e Bashkuar nuk duan përshkallëzim.

Gjatë takimit me Trump Zelensky kishte propozuar një marrëveshje, Ukraina i jep Amerikës dronët që prodhon dhe në këmbim merr raketat Tomahawk.

“Ne folëm edhe për armët me rreze të gjatë veprimi, sigurisht, dhe unë nuk dua të bëj deklarata për këtë. Ne vendosëm që të mos komentojmë për këtë sepse Shtetet e Bashkuara nuk duan përshkallëzim. Një nga temat e tjera që diskutuam me Presidentin Trump ishte për garancitë e sigurisë. Ne duam që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e sigurisë”

Ai shprehu besimin se Trump mund ta përfundojë luftën, pasi ia doli të menaxhonte situatën në Lindjen e Mesme. Pas takimit në shtëpinë e bardhë lideri ukrainas telefonoi homologët europianë për t’i informuar për detajet.

Takimi Trump -Zelensky vjen rreth dy javë para se presidenti amerikan të takohet me Vladimir Putin në Hungari. Trump tha se kreu i Kremlinit dëshiron që t’i japë fund luftës, teksa Zelensky ishte i një tjetër mendimi. Putin nuk do paqe, dhe ndër të tjera i frikësohet faktit që Ukraina mund të marrë raketat Tomahawk nga Trump.

Presidenti rus kishte thënë se nëse këto armë me rreze të gjatë veprimi i jepen Ukrainës, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës do të shkatërroheshin.

trump

Të ngjashme

Trump shpall “Ditën-D ekonomike” kundër Iranit, paralajmëron pasoja të rënda për vendet që e ndihmojnë

Trump shpall “Ditën-D ekonomike” kundër Iranit, paralajmëron pasoja të rënda për vendet që e ndihmojnë

08:12

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm