Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump reagoi pasi Guilfoyle dha dorëheqje si ambasadore amerikane në Greqi

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 23:29
Trump reagoi pasi Guilfoyle dha dorëheqje si ambasadore amerikane në Greqi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar dorëheqjen e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, duke thënë se ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij, pavarësisht lidhjes së mëparshme me djalin e tij, Donald Trump Jr.

“Kimberly Guilfoyle nuk ishte anëtare e familjes sime. Mendoj se ajo ishte në lidhje me djalin tim shumë kohë më parë, por nuk ishte pjesë e familjes”, ka deklaruar ai.

Lideri amerikan tha se Guilfoyle po bënte një punë të mirë, por pranoi se kishte pakënaqësi lidhur me informacionet që po lexonin.

E dërguara e Trumpit e paralajmëroi ministrin grek se SHBA-ja mund të rrëzojë "çdo vend që duam"

“Ajo po bënte një punë të mirë, por nuk na pëlqeu ajo që po lexonim”, u shpreh 80-vjeçari.

Guilfoyle njoftoi dorëheqjen të martën, mes akuzave për sjellje të papërshtatshme, të cilat i ka mohuar, duke premtuar se do të mbrohet fuqishëm ndaj tyre.

Ndryshe, sipas raportimeve të The Wall Street Journal dhe CBS News, biznesmeni Eric Deters pretendon se Guilfoyle i kërkoi t'i paguante një faturë prej 100 mijë dollarësh të kartës së saj American Express, në korrik 2025, pak para seancës së konfirmimit të saj në Senatin amerikan.

Deters pretendon se ajo i kishte ofruar qasje te zyrtarë të administratës Trump në këmbim të ndihmës financiare. Ai nuk pranoi ta kryente pagesën

guilfoyletrumpgreqi

Të ngjashme

Trump thotë se SHBA-ja nuk e ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me Ukrainën

Trump thotë se SHBA-ja nuk e ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me Ukrainën

18:06
Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen

Ambasadorja amerikane në Greqi reagon pasi SHBA ia kërkoi dorëheqjen

17:57

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:02Papa Leo diagnostikohet me kancer të mushkërive
  • 19:07Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
  • 18:55Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
  • 18:43Tentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private
  • 15:31Tensionohet protesta në Tiranë: Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, qëllojnë Ministrinë e Arsimit