Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja dhe Kina kanë bërë "hapa të mëdhenj përpara lidhur me çështjet me të cilat përballen të dyja vendet tona", ndërsa pret Xi Jinpingun në Shtëpinë e Bardhë për bisedime.
Trumpi deklaroi se dy liderët do të diskutojnë për "sigurinë, teknologjinë dhe super-inteligjencën" – termi që presidenti amerikan përdor për inteligjencën artificiale, raporton BBC
Trump shton se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu çështje urgjente që lidhen me "sigurinë, teknologjinë dhe super-inteligjencën". Vendimet që merren sot në këto fusha mund të "nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada të tëra në të ardhmen", thotë ai.

