Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trumpin

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 10:24
Ukraina pretendon përparim në fushëbetejë teksa Zelensky përgatitet për takim me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ushtarake ruse, teksa të dyja palët synojë të jenë në përparësi, para takimit të planifikuar të Zelenskyt me presidentin amerikan, Donald Trump, më 18 gusht, në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi do të mbahet pasi Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim në luftë dhe ka thënë se palët duhet të negociojnë drejt një marrëveshjeje të plotë për paqe.

Ky qëndrim nuk është në linjë me dëshirën e Kievit dhe aleatëve evropianë për një ndalje të shpejtë të luftimeve.

Ushtria ukrainase ka thënë më 16 gusht se i ka shtyrë forcat ruse rreth 2 kilometra përtej vijës së frontit, afër qytetit verilindor Sumi. Forcat ruse kanë kryer ofensivë së fundmi në këtë rajon, teksa tentojnë të zaptojnë më shumë territor në luftën kundër ushtrisë ukrainase që po përballet me mungesë armësh.

“Ushtarët ukrainas i vazhdojnë luftimet duke shkatërruar armikun dhe duke i çliruar vendbanimet tona”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në Telegram.

“Avancimi i njësiteve ukrainase shkon prej 1 deri në 2.5 kilometra”.

Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Mirëpo, Zelensky ka thënë se nuk pret zbutje të ofensivës së Rusisë, teksa edhe Kremlini synon të regjistrojë fitore në kohën e rritjes së aktivitetit diplomatik, me qëllim të dhënies fund të lutës së nisur nga Rusia në Ukrainë më 2022.

Pavarësisht takimit të presidenti rus, Vladimir Putin me Trumpin në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk janë pajtuar për një armëpushim dhe Moska i ka vazhduar suomet ajrore në disa qytete ukrainase.

Një ditë më vonë, Trump ka thënë se Kievi duhet të arrijë një marrëveshje me Moskën për dhënie fund të luftës, sepse “Rusia është fuqi shumë e madhe, dhe ata nuk janë”.

Shumë media perëndimore i kanë cituar disa burime të kenë thënë se Trump i ka thënë Zelenskyt që Putini ka propozuar ngrirjen e pjesës më të madhe të vijës së frontit, nëse Kievi ia dorëzon Rusisë gjithë rajonin e Donjeckut.

Zelensky, në anën tjetër, e përmend vazhdimisht se nuk pranon dorëzim territori dhe në këtë linjë janë edhe aleatët evropianë.

“Ligji ndërkombëtar është i qartë. Të gjitha territoret që janë pushtuar përkohësisht i përkasin Ukrainës”, ka thënë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas më 10 gusht.

Rusia e ka pushtuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014 dhe tani e zotëron një të pestën e shtetit, përfshirë rajonin e Luhanskut dhe disa pjesë të Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.

Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë.

Liderët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të zhvillojnë të dielën një takim virtual, për t’i diskutuar hapat e radhës përfundimit të luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:18Ngjarje e rëndë në Shkup, dy të rinj dyshohet se u rrahën brutalisht nga Policia
  • 12:02Aksion kundër rrjetit rus “Ribar” në Mal të Zi, sekuestrohen dronë dhe pajisje të sofistikuara digjitale
  • 11:28Mickoski flet për raportet me Ali Ahmetin: Është politikan me përvojë, nuk e kam takuar me vite
  • 10:07E konfirmuar: Ekzekutimi i ish-majorit që vrau 13 ushtarë do të transmetohet drejtpërdrejt
  • 08:53Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për