“Ajo që thotë nuk ka rëndësi, nuk ka asnjë peshë”.
Kështu është shprehur Donald Trump lidhur me vendimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të njohur shtetin e Palestinës.
Megjithatë, presidenti amerikan ka shtuar me një ton ironik: “është një djalë i mirë.
Reagimi i Trump erdhi pasi Emmanuel Macron njoftoi të enjten se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.
Vendimi vjen në një kohë kur zemërimi global po rritet për shkak të urisë masive në Gaza.
Macron tha në një postim në rrjetin “X” se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.