Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq bisedon me Zelenskyn për “agjendën ndërkombëtare”

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 19:32
Vuçiq bisedon me Zelenskyn për “agjendën ndërkombëtare”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth raporteve mes dy shteteve, integrimeve evropiane dhe “agjendës ndërkombëtare në periudhën e ardhshme”.

“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shkroi Vuçiq në Instagram, pa dhënë detaje të tjera për këtë çështje.

Ai shtoi se me Zelenskyn u pajtuan që të mbajnë kanale të hapura komunikimi edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në X se bisedoi me Vuçiqin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sigurinë rajonale.

“Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë mbi të. Rishikuam agjendën ndërkombëtare për të ardhmen e afërt dhe u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin”, shkroi Zelensky.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por Beogradi ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.

Serbia ka dërguar disa herë ndihma humanitare për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarisht, Beogradi ka mohuar disa herë se Serbia eksporton drejtpërdrejt armë në Ukrainë, duke vlerësuar se “nuk mund të ndikojë nëse armët serbe nga vende të treta përfundojnë në frontin ukrainas”.

SerbiaUkraina

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:16Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, Policia e Shtetit njofton masat e sigurisë dhe rrugët që do të bllokohen
  • 10:56Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
  • 10:55Tërmet në Maqedoni të Veriut
  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit