Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku fillimisht ka falenderuar kancelarin gjerman për mikpritjen gjatë takimit të sotëm dhe për kontributin më të gjerë të Gjermanisë në sigurinë e Ukrainës.
Ai thotë se të gjithë liderët që u takuan sot dëshironin “paqe në Ukrainë, paqe në Evropë”.
Shefi i Thesarit të SHBA-së thotë se Trump mund të përdorë sanksionet në takimin me Putinin Ata ranë dakord për një set parimesh përpara bisedimeve të presidentit amerikan, Donald Trumpit me homologun rus, Vladimir Putinin, shpjegon ai, dhe thekson se “çfarë ka të bëjë me Ukrainën duhet të diskutohet me Ukrainën.”
Ai vazhdon duke thënë se Trump mbështet armëpushimin dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën, dhe shton se “Rusia nuk duhet të ketë të drejtën e vetos për perspektivat e Ukrainës në NATO”.
“Duhet të ushtrohet presion i përbashkët ndaj Rusisë, duhet të ketë sanksione, dhe duhet të ketë një mesazh që nëse Rusia nuk pranon armëpushimin në Alaskë, kjo do të shërbejë si një parim”, thotë ai.