Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 18:49
Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga presidentja Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Ademi tha se kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.

“Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë”, tha Ademi transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.

“Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino. Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!”, deklaroi ai.

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 15:42Shqiptari “Krabeni” drejt historisë në Kupën e Botës në Esports, kualifikohet në gjysmëfinale
  • 12:53Ronaldinho nuk ndalet, rikthehet në futboll profesionist në moshën 46-vjeçare
  • 11:46Messi rrezikon pezullimin, goditi kundërshtarin me shuplakë
  • 08:04FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
  • 22:29Endricku në radarët e Liverpoolit, zbulohet vendimi i sulmuesit