Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Albin Kurti pret në takim skuadrën e Dritës një ditë para ndeshjes me AZ Alkmar

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 17:38
Albin Kurti pret në takim skuadrën e Dritës një ditë para ndeshjes me AZ Alkmar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kampionin në fuqi të Superligës së Futbollit, FC Drita.

Ky takim ka ndodhur një ditë para ndeshjes me AZ Alkmarin, në fazën e ligës së Conference League.

Drita nga katër ndeshje të zhvilluara ka dy fitore e dy barazime duke grumbulluar 8 pikë dhe ka gjasa reale për kualifikim në fazën tjetër.

”Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, tranjerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, ka shkruar Albin Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Sport

  • 08:53Blerja e madhe, Rodri pritet të udhëtojë sot në Barcelonë
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë