Kenan Yıldız ka fituar çmimin prestigjioz “Bulgarelli Number 8 Awards” për vitin 2026.
Ylli i “Bianconerëve” është shpallur futbollisti më i mirë për sezonin 2025/26.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bulgarelli-Number 8” në Bolonjë, lojtari turk i Juventusit bëri disa deklarata raporton“La Gazzetta”, duke folur edhe për rikthimin e tij në fushë: “Tani ndihem mirë dhe shpresoj të kthehem në fushë së shpejti. Nuk e di saktësisht se kur do të më shihni, por mendoj se do të jetë në dhjetor. Më mungon Juventusi dhe mezi pres të kthehem” deklaroi Yildiz.


