Juljan Shehu dhe Etrit Berisha të hënën janë paraqitur në konferencë për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Janë shprehur optimistë se Shqipëria do ta ruajë pozitën e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve
“Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vet dhe patjetër që ne duhet të japim maksimumin dhe ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Presioni është pjesë e lojës, kështu që ne jemi profesionistë dhe duhet të dimë se si ta përballojmë. Patjetër që objektivi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë në grup, të ruajmë kryesimin dhe besoj se deri në fund do t’ia dalim”, tha mesfushori Shehu.
