Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Argjentina kërkon pasardhësin e numrit 10-të të Messit

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 17:37
Argjentina kërkon pasardhësin e numrit 10-të të Messit

Pas largimit të Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës, një prej pyetjeve më të mëdha që shtrohet është se kush do ta trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10, të cilën legjenda argjentinase e mbajti për shumë vite.

Sipas raportimit të ESPN Argentina, stafi teknik i përfaqësueses argjentinase, nën drejtimin e Lionel Scalonit, po shqyrton dy emra për këtë përgjegjësi të madhe: Nico Paz dhe Lautaro Martínez.

Nico Paz, talenti i Comos në Serie A, është një prej emrave që po fiton vëmendje të madhe. Mesfushori ofensiv ka spikatur me paraqitjet e tij dhe shihet si një prej futbollistëve që mund të udhëheqin Argjentinën në gjeneratën e re, shkruan IndeksOnline.

Në garë është edhe Lautaro Martínez, sulmuesi dhe një prej liderëve të Interit. Përvoja, karakteri dhe rëndësia e tij në sukseset e fundit të Argjentinës e bëjnë atë një kandidat të mundshëm për ta marrë këtë numër historik. Lautaro aktualisht mban numrin 10 te Interi, ndërsa me Argjentinën ka bartur numrin 22.

Megjithatë, vendimi nuk është marrë ende dhe përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për pasardhësin e Messit.

Argjentina ka vendosur të mos e përdorë numrin 10 në miqësoret e nëntorit, kundër Uruguait dhe Kosta Rikës, si një mënyrë respekti ndaj Messit. Sipas mediave argjentinase, numri pritet të rikthehet në përdorim në ndeshjet zyrtare të vitit 2027.

messitargjentinapasardhësin

Më shumë nga Sport

  • 23:00Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor
  • 22:44Trepça pëson tjetër humbje nga skuadra greke
  • 22:37Trajneri i Çekisë i zhgënjyer nga mungesa e Lamine Yamal: ‘Njerëzit paguajnë bileta për ta parë atë’
  • 21:41“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën
  • 21:35E zunë në pritë dhe e rrahën brutalisht, ylli i UFC-së publikon pamjet e tmerrshme