Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur që të ruajë në mënyrë simbolike trashëgiminë e Cristiano Ronaldos, duke ndryshuar dizajnin e numrit 7 në fanellat e saj. Pas shumë vitesh, numri që u bë simbol i CR7 do të ketë një pamje të re, me shtimin e një vije tërthore.
Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga ndeshja e sotme ndaj Danimarkës, në kuadër të Ligës së Kombeve
Qëllimi është që dizajni i vjetër i numrit 7, i lidhur ngushtë me Ronaldon, të mbetet unik dhe të mos përdoret më nga futbollistët e tjerë.
Vendimi vjen si një shenjë respekti për një futbollist që për më shumë se dy dekada përfaqësoi vendin e tij në skenën ndërkombëtare. Ronaldo e përfundoi aventurën me kombëtaren me 234 paraqitje dhe 146 gola, duke u bërë golashënuesi dhe futbollisti me më së shumti ndeshje në historinë e Portugalisë.
Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në EURO 2016 dhe dy trofeve të Ligës së Kombeve, në vitet 2019 dhe 2025.
Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Danimarkës, numrin e ri 7 do ta bartë Carlos Forbs, ndërsa Federata ka përgatitur edhe një homazh të veçantë për ish-kapitenin