Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Conceiçao: Nuk ndihem i detyruar që t’ia pasojë topin Ronaldos

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 22:20
Conceiçao: Nuk ndihem i detyruar që t’ia pasojë topin Ronaldos

Francisco Conceição ka theksuar se lojtarët e Portugalisë nuk ndihen “të detyruar” t’ia pasojnë topin Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës 2026.Duke folur para ndeshjes së rëndësishme kundër Uzbekistanit, sulmuesi i Juventusit theksoi se ylli veteran është thjesht pjesë e grupit që synon të rikthehet dhe të ketë sukses në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

Conceição sqaroi dinamikën brenda skuadrës rreth kapitenit legjendar, duke theksuar se vendimet në fushë merren në mënyrë të natyrshme dhe jo të imponuar.Ai tha: “Unë mendoj se Cristiano… kur bëhet fjalë për shënimin e golave, nuk ka askush si ai. Ne nuk ndjejmë nevojën apo detyrimin për t’ia dhënë topin atij; unë ia pasoj topin kujtdo që është më mirë i lirë. Ai është këtu për të ndihmuar, si çdo lojtar tjetër”.

Sulmuesi vazhdoi duke e lavdëruar Ronaldon, por edhe duke kërkuar më shumë nga pjesa tjetër e skuadrës pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen e parë kundër DR Kongos.“Ai është shembull për shkak të karrierës së tij dhe urisë për fitore që tregon çdo ditë. Nëse ai ka arritur kaq shumë dhe vazhdon me kaq dëshirë, ne duhet të kemi edhe më shumë. Ai është një person më shumë që është këtu për të ndihmuar; ne kemi nevojë për të gjithë që ekipi të funksionojë,” shtoi ai.

Duke pranuar atmosferën e vështirë, Conceição theksoi nevojën për përmirësim të menjëhershëm.“Para se të japim një përgjigje, duhet t’i tregojmë vetes se jemi të aftë të reagojmë. Duam që kjo situatë të kalojë sa më shpejt”, shtoi ai.

Kjo qasje kolektive vjen pas barazimit 1-1 me DR Kongon, ku Cristiano Ronaldo kishte vetëm 25 prekje topi gjatë 90 minutave, gjë që shkaktoi kritika të shumta.Mesfushori i Paris Saint-Germain, João Nevesi, gjithashtu u vu në qendër të vëmendjes pas deklaratave të tij të sinqerta pas ndeshjes, ku theksoi se Ronaldo “nuk është më ndryshe se të tjerët” dhe është thjesht pjesë e skuadrës si gjithë të tjerët.

Më shumë nga Sport

  • 23:16“Meçi i shekullit” po afron, Fury dhe Joshua për herë të parë përballen sy më sy, ky ishte reagimi i tyre
  • 22:55“O Jogo”: Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia!?
  • 22:48Ndeshja Konyaspor–Palestina ndërpritet simbolikisht në minutat e fundit
  • 22:08Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen
  • 20:31Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi: Do ta tregoj të vërtetën