Spanja, siç edhe pritej pas triumfit në Kupën e Botës, ka numrin më të madh të përfaqësuesve në formacionin më të mirë të turneut, por zgjedhja e portierit ka sjellë një nga surprizat më të mëdha.
FIFA ka publikuar formacionin ideal të Kupës së Botës, i cili është përzgjedhur përmes votave të tifozëve menjëherë pas përfundimit të turneut.
Në 11-shen më të mirë të Botërorit kanë zënë vend tre futbollistë të Spanjës: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri, të cilët ishin pjesë e ekipit që ngriti trofeun.
Megjithatë, edhe pse Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe portieri i saj Unai Simon fitoi çmimin “Doreza e Artë”, ai nuk është zgjedhur nga tifozët si portieri më i mirë i Botërorit.
Ky vlerësim i ka shkuar Vozinhas së Kepit të Gjelbër, i cili mori pothuajse 40 për qind të votave, duke lënë pas portierin e kampiones së botës.
Në formacionin ideal mungon edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, pavarësisht sezonit fantastik dhe paraqitjeve të tij në turne.
Ndërkohë, në repartin ofensiv janë përzgjedhur disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.
