Mediumi italian “Sport MediaSet” ka shkruajtur për ndeshjen Kosovë Izrael e cila mbaroi pa gola në kuadër të Ligës së Kombeve.
Mediumi theks të vecantë i caktoi vërshëllimave gjatë himnit kombëtar të Izraelit duke i lidhur me situatën në Gaza.
“Tifozët kosovarë vërshëlyen dhe shprehën pakënaqësi të zhurmshme gjatë himnit kombëtar të Izraelit, para ndeshjes që përfundoi me barazim 0-0 në Ligën e Kombeve në Prishtinë një tjetër pritje armiqësore për ekipin vizitor, e lidhur me veprimet e vendit të tyre në Gaza. Disa lojtarë kosovarë gjithashtu ulën kokat gjatë himnit.




