Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Luis de la Fuente me deklaratë thumbuese ndaj Anglisë

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 20:47
Luis de la Fuente me deklaratë thumbuese ndaj Anglisë

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dhënë një deklaratë interesante, duke vlerësuar të dyja përfaqësueset, por duke shprehur preferencën për filozofinë e futbollit spanjoll.

“Dy nga kombëtaret më të forta përballen me njëra-tjetrën. Mes modelit anglez të futbollit dhe atij tonit, unë preferoj tonin”, është shprehur De la Fuente.

“Mendoj se edhe modeli anglez është shumë i mirë, por ne nuk e kemi atë lloj. Ndeshja e nesërme mund të jetë një nga më të mirat që mund të shihni, ose ndoshta edhe më e mira.”tha ai.

Luis de la Fuente, në lidhje me atë nëse Lamine Yamal do ta nisë ndeshjen si titullar kundër Anglisë tha se do të shohim, ka pushuar shumë mirë.

“Do të shohim nëse do ta nisë. Nëse e nis, kjo ndodh sepse ai është në gjendje të përkryer. Çështja është se nuk i dihet kurrë se ku mund të të çojë loja.”

“Ai është në gjendje të përkryer. Ka qenë me klubin e tij. Ka pushuar shumë mirë.” deklaroi trajneri.

Luis de la Fuente, lidhur me kritikat për mungesën e Lamine Yamal-it: “Nuk jam i zemëruar për këtë. E vetmja gjë që kam thënë është se më shqetëson kur nuk thuhet e vërteta. Besoj se kjo i shqetëson të gjithë këtu. Është natyra njerëzore.”

“Dje, ai u prit shumë ngrohtë, ashtu si edhe Mikel-i. Jemi të lumtur që ndodhi kështu. Kjo është e gjitha. Gjithashtu, kam të drejtë të them atë që nuk më pëlqen.

Spanja vjen në këtë takim me një bilanc të shkëlqyer, pasi ka regjistruar pesë fitore në pesë ndeshjet e para të grupit. Kampionët e botës synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive dhe ta konfirmojnë dominimin në Grupin A3.

Në anën tjetër, Anglia e drejtuar nga Thomas Tuchel kërkon një rezultat pozitiv në Madrid, në një sfidë që pritet të jetë një test i vërtetë për të dyja skuadrat. Spanjë – Angli zhvillohet nesër, më 15 nëntor, në kuadër të xhiros së gjashtë të UEFA Nations League, Liga A, Grupi A3

fuenteluisdeklaratë

Më shumë nga Sport

  • 19:28Fisnik Asllani i dëshpëruar me barazimin, synim tre pikë ndaj Irlandës
  • 19:27​Lindrit Kamberi flet pas debutimit me fanellën dardane
  • 19:24Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me karton të kuq
  • 18:06​Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon në stadium për të shikuar ndeshjen
  • 18:01Kombëtarja e Portugalisë vendos që dizajni i vjetër i numrit 7, të mbetet unik