Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kosova me biletat më të shtrenjta në rajon pas Serbisë, hyrja më e lirë kushton 20 euro

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 19:08
Kosova me biletat më të shtrenjta në rajon pas Serbisë, hyrja më e lirë kushton 20 euro

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndryshuar çmimet e biletave për ndeshjet e Kombëtares, duke e pozicionuar Kosovën ndër vendet me biletat më të shtrenjta në rajon.

Për ndeshjen ndaj Irlandës në UEFA Nations League, bileta më e lirë në stadiumin “Fadil Vokrri” kushton 20 euro. Në krahasim, bileta minimale kushton rreth 11.40 euro në Shqipëri, 8.12 euro në Maqedoninë e Veriut, 5 euro në Mal të Zi, ndërsa në Serbi çmimi më i ulët është rreth 22.99 euro.

Kjo do të thotë se, nga vendet e rajonit të përfshira në krahasim, vetëm Serbia ka çmim minimal më të lartë se Kosova.

Nga 5 në 20 euro brenda një periudhe relativisht të shkurtër

Çmimet e biletave për ndeshjet e Kosovës janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së fundit.

Deri vitin e kaluar, bileta më e lirë për një ndeshje të Kombëtares kushtonte vetëm 5 euro në tribunat pas portave.

Në qershor të vitit 2025, për ndeshjen Kosovë–Armeni, hyrja minimale kushtonte 5 euro. Vetëm disa muaj më vonë, në sfidën ndaj Suedisë në gusht 2025, çmimi u rrit në 10 euro.

Tashmë, për ciklin e ri të UEFA Nations League, bileta më e lirë ka arritur në 20 euro.

Çmimet për Kosovë–Irlandë

Kosova do ta presë Irlandën më 24 shtator 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B në UEFA Nations League.

Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për të katër sektorët e stadiumit.

Çmimet janë:

  • Veri dhe Jug: 20 euro

  • Lindje: 30 euro

  • Perëndim: 50 euro

  • VIP: 150 euro

Në të njëjtin grup me Kosovën janë edhe Austria dhe Izraeli.

Kosova do të luajë katër ndeshje në këtë cikël, dy në Prishtinë dhe dy në udhëtim.

Shqipëria, bileta nga rreth 11 euro

Në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë më 26 shtator 2026, çmimet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të sektorit.

Biletat më të lira në zonat pas portave kushtojnë rreth 11.42 euro.

Në tribunën E, çmimet lëvizin nga rreth 28 deri në 34 euro, ndërsa në sektorët më të shtrenjtë të tribunës W çmimet mund të arrijnë nga rreth 90 deri mbi 330 euro.

Megjithëse “Air Albania” ofron kategori shumë më të shtrenjta premium, hyrja bazë për një tifoz është dukshëm më e lirë sesa në Kosovë.

Serbia mbetet më e shtrenjta për biletën minimale

Në stadiumin “Rajko Mitić”, ku Serbia do të përballet me Greqinë më 24 shtator, çmimi më i lirë është 2,700 dinarë, ose rreth 22.99 euro.

Tribuna lindore kushton rreth 35.77 euro, ndërsa ajo perëndimore rreth 38.33 euro.

Në zonën “Siniša Mihajlović”, çmimi shkon në rreth 71.55 euro, ndërsa bileta VIP arrin deri në rreth 255.56 euro.

Në këtë krahasim, Serbia është i vetmi vend që ka një çmim minimal më të lartë se Kosova.

Vetëm 5 euro për ndeshjen e Malit të Zi

Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur Kosova krahasohet me Malin e Zi.

Në stadiumin “Gradski Stadion”, për ndeshjen Mali i Zi–Qipro më 25 shtator, biletat më të lira kushtojnë vetëm 5 euro në tribunat veriore dhe jugore.

Çmimet e tjera variojnë nga 6 deri në 12 euro, në varësi të sektorit.

Kjo do të thotë se bileta më e lirë në Kosovë kushton katër herë më shumë se ajo në Mal të Zi.

Maqedonia e Veriut me çmime nga 8.12 euro

Edhe në Maqedoninë e Veriut çmimet janë më të ulëta.

Për ndeshjen ndaj Zvicrës më 26 shtator në stadiumin “Todor Proeski”, bileta e kategorisë së tretë kushton 500 denarë, ose rreth 8.12 euro.

Kategoria e dytë kushton rreth 16.24 euro, ndërsa kategoria e parë rreth 29.23 euro.

Edhe në këtë rast, çmimi minimal është dukshëm më i ulët se 20 eurot që duhet të paguajë një tifoz për ta parë Kosovën në “Fadil Vokrri”.

FFK ende pa përgjigje për arsyet e rritjes së çmimeve

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Federata e Futbollit të Kosovës lidhur me arsyet e rritjes së çmimeve dhe faktin që bileta minimale për ndeshjet e Kosovës është ndër më të shtrenjtat në rajon.

Deri në publikimin e raportimit, FFK nuk kishte dhënë përgjigje.

Rritja e çmimeve po bëhet gjithnjë e më e dukshme, veçanërisht duke pasur parasysh se brenda një periudhe relativisht të shkurtër bileta më e lirë ka kaluar nga 5 në 20 euro.

Për tifozët që duan të ndjekin Kosovën nga tribunat pas portave, kjo përfaqëson një rritje katërfish të çmimit krahasuar me disa prej ndeshjeve të vitit të kaluar.  

lirëkosova

Të ngjashme

Kosova vazhdon përgatitjet për Irlandën, Foda kërkon ekipin maksimalisht të gatshëm

Kosova vazhdon përgatitjet për Irlandën, Foda kërkon ekipin maksimalisht të gatshëm

19:12
Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

15:53
Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

08:06
Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë

Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë

21:11

Më shumë nga Sport

  • 20:02Mbappe: Isha afër t’i bashkohesha Liverpoolit
  • 20:02Argjentina vazhdon t’i besojë Scalonit, i ofron kontratë të re
  • 20:01Nis epoka Klopp, mban stërvitjen e parë me Gjermaninë
  • 17:18Reali i reagon presidentit të La Ligas, kërkojnë dorëheqjen e tij
  • 16:32Epoka Zidane nis në Francë, “Zizou” zhvillon stërvitjen e parë