Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Noti i Kosovës mbyll garat në Taranto 2026

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 20:05
Noti i Kosovës mbyll garat në Taranto 2026

Ekipi kosovar i notit ka përmbyllur garimin në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, me katër notarë që garuan në ditën e fundit të konkurrimit.

Në garat e sotme morën pjesë Hana Bejiqi, Riga Shala, Erina Idrizaj dhe Dior Krasniqi.

Në disiplinën 50 metra stil i lirë, Hana Bejiqi u rendit e 13-ta nga 22 garuese, me kohë 26.72 sekonda. Asaj i munguan vetëm 83 të qindtat e sekondës për të siguruar kualifikimin në finale.

Në të njëjtën disiplinë, Riga Shala e përfundoi garën në vendin e 22-të, me kohë 28.11 sekonda, transmeton kosovapress.

Te meshkujt, Dior Krasniqi garoi po ashtu në 50 metra stil i lirë dhe u rendit i 19-ti, duke e përshkuar distancën për 24.97 sekonda.

Ndërkohë, Erina Idrizaj garoi në disiplinën 100 metra shpinë, me kohë 1:08.56, rezultat që nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikimin në finale.

Me përfundimin e këtyre garave, ekipi i Kosovës e ka mbyllur pjesëmarrjen në not në Taranto 2026.

Duke marrë parasysh kushtet dhe mundësitë që ofron aktualisht infrastruktura e notit në Kosovë, paraqitja e notarëve kosovarë në këto Lojëra mund të vlerësohet si relativisht e mirë, ndërsa përvoja e fituar në një ngjarje të nivelit mesdhetar mbetet e rëndësishme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

taranto2026kosovës

Të ngjashme

Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

20:04
Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

18:50
BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

16:02
Nis aksioni për kontrollin e peshës së bukës dhe peshoreve në furrat e Kosovës

Nis aksioni për kontrollin e peshës së bukës dhe peshoreve në furrat e Kosovës

15:58

Më shumë nga Sport

  • 20:37Vedat Muriqi: Do të bëjmë gjithçka për kualifikimin në Ligën e Kampionëve
  • 19:26Dështaku i Chelseat gjen klub të ri, arrin marrëveshje me Nottinghamin
  • 18:37Baleba, më në fund zyrtarizohet te Manchester United
  • 17:41Drenica e nis me fitore në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në futsall, e mposht Sakaryan
  • 16:30Milani interesohet për Jack Grealish, nis kontaktet me Manchester Cityn