Mauro Icardi nuk pritet të transferohet te Lazio. Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, klubi italian ka vendosur të mos ndjekë më mundësinë e afrimit të sulmuesit argjentinas, i cili aktualisht është lojtar i lirë.
Pavarësisht zërave të fundit për kontakte të reja mes palëve dhe interesimit nga Evertoni në Premier League, Lazio ka zgjedhur të mbyllë diskutimet për transferimin e Icardit.
Sipas raportimeve, një prej faktorëve që ka ndikuar në këtë vendim lidhet me kostot e larta financiare dhe pagat në klub, ndërsa ekzistojnë edhe rezerva në lidhje me ndikimin që mund të ketë ardhja e argjentinasit në skuadër.
