Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.
Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.
Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit.
Në raundin e tretë Dubois ishte tejet agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën.