Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ronaldinho nuk ndalet, rikthehet në futboll profesionist në moshën 46-vjeçare

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 12:53
Ronaldinho nuk ndalet, rikthehet në futboll profesionist në moshën 46-vjeçare

Ronaldinho është zyrtarisht futbollist i ri i Ravennas, duke bërë një rikthim të papritur në futbollin profesionist në moshën 46-vjeçare.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, transferimi i legjendës braziliane shihet gjerësisht edhe si një operacion marketingu, megjithëse klubi italian synon që Ronaldinho të zbresë në fushë dhe, nëse është e mundur, të shënojë edhe gol.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit u shpreh i lumtur për aventurën e re dhe tha se vendimi për t’iu bashkuar Ravennas lidhet edhe me projektin e klubit.

“Kam thënë po për Ravennan për të gjithë miqtë që janë këtu dhe që e kanë bërë një projekt të mrekullueshëm. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarët për të fituar, nëse është e mundshme”, deklaroi Ronaldinho.

Braziliani kujtoi gjithashtu periudhën e tij në Itali me fanellën e Milanit, duke veçuar golin në derbi si një prej momenteve më të bukura.

Ai shtoi se vazhdon ta ndjekë Milanin dhe se do t’i pëlqente organizimi i një ndeshjeje miqësore mes Ravennas dhe kuqezinjve.

I pyetur nëse do të luajë, Ronaldinho u përgjigj me humor se vendimin do ta marrë trajneri, por insistoi se është në formë dhe i gatshëm.

Për transferimin ka folur edhe presidenti i Ravennas, Ignazio Cipriani, i cili tha se klubi shpreson që Ronaldinho të shënojë dhe se ardhja e tij tashmë ka sjellë entuziazëm të madh te tifozët.

ronaldinhoprofesionistmoshën

Më shumë nga Sport

  • 23:16“Meçi i shekullit” po afron, Fury dhe Joshua për herë të parë përballen sy më sy, ky ishte reagimi i tyre
  • 22:55“O Jogo”: Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia!?
  • 22:48Ndeshja Konyaspor–Palestina ndërpritet simbolikisht në minutat e fundit
  • 22:08Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen
  • 20:31Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi: Do ta tregoj të vërtetën