Aulon “Krabeni” Fazlija dhe skuadra e tij, FUT, kanë shkruar histori në Kupën e Botës në Esports në Counter-Strike 2.
FUT ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, pasi në çerekfinale mposhti bindshëm MOUZ, skuadrën e renditur në vendin e tretë në botë.
FUT triumfoi me rezultat 2:0, duke dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në të dyja hartat.
Në Dust2, sfida ishte shumë më e luftuar dhe u vendos vetëm në vazhdime, ku FUT arriti të triumfojë me rezultat 16:13.
Ndërkohë, në Ancient, skuadra e “Krabenit” dominoi plotësisht, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat bindës 13:5 dhe duke siguruar kështu biletën për fazën e katër më të mirave.
Një sukses i veçantë është edhe për Aulon Fazlijën, i cili në vetëm 20 vjeç mban shiritin e kapitenit të FUT dhe tashmë është në mesin e katër skuadrave më të mira në një prej turneve më prestigjiozë të esports.
Në gjysmëfinale, FUT do të përballet me skuadrën braziliane FURIA, në një duel që pritet të jetë edhe më i vështirë.
“Krabeni” dhe FUT tashmë janë vetëm një fitore larg finales së Kupës së Botës në Esports.