Një situatë e pazakontë është regjistruar në Ligën e Kampionëve të Gjirit, pasi Al-Ettifaq nuk është paraqitur për ndeshjen e planifikuar ndaj një skuadre irakiane, duke mos udhëtuar fare drejt Irakut.
Takimi ishte paraparë të zhvillohej sot në orën 17:30, por ekipi saudit nuk u paraqit në stadium. Al-Ettifaq bëri të ditur përmes një komunikate se ia kishte shpjeguar arsyet e këtij vendimi Federatës së Futbollit të Gjirit dhe kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por sipas klubit, nuk kishte marrë përgjigje.
WHAT A WEIRD SITUATION IN THE GULF CLUB CHAMPIONS LEAGUE!
Al-Ettifaq were supposed to face an Iraqi club today at 5:30 PM, but THEY DIDN’T EVEN TRAVEL TO IRAQ!
Al-Ettifaq released a statement saying they had explained their reasons to the Gulf Football Federation and… pic.twitter.com/MaNxjnwsjU— All About SPL (@Saudifutbol) October 28, 2026
