Në kuadër të ndeshjeve që do të luhen sonte, fokus të veçantë do t’u dhurohet edhe lojëtarëve shqiptarë që do të paraqiten në ligat përkatëse.
Edon Zhegrova me Juventusin, Amir Rrahmani me Napolin dhe Fisnik Asllani me Hoffenheimin.
Pikëpyetje konsiderohet se a do të jetë startues Edon Zhegrova, apo trajneri Luciano Spalletti do të vazhdojë ta lërë në bankë rezervë.
Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit pas barazimit me Romën 3-3, synon të fitojë tre pikë dhe të ngritet në tabelë në kuadër të javës së nëntë të Serie A.



