Spanja është tronditur nga aksidenti hekurudhor që shkaktoi dhjetëra të vdekur e të plagosur të ndodhur në Toledo. Kjo ngjarje e rëndë nuk ka lënë indiferentë futbollistët në La Liga që kanë reaguar duke sulmuar ashpër Ministrin spanjoll të transporteve, Oscar Puente.
Marcos Llorente i Atletico Madrid nuk u kursye aspak në sulmet e tij në rrjetet sociale me mesazhin e dhënë, duke gjetur mbështetjen edhe të kolegëve të tij Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois që e ripostuan atë. Në qendër të kritikave të forta të Llorentes është superkativiteti i Puentes në rrjetet sociale.
‘I dashur Oscar Puente, nuk mendon se ka ardhur momenti që të lësh mënjanë Twitter dhe të përqendrohesh te puna për të cilën të paguajmë?-shkruante Llorente në postimin e tij në Instagram Story.
Futbollisti i Atletico Madrid më pas nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së qytetarëve kur ata përdorin infrastrukturën publike.


