Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Talenti i Bayernit zgjedh Kosovën, vendimi i tij bën jehonë në Gjermani

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 15:04
Talenti i Bayernit zgjedh Kosovën, vendimi i tij bën jehonë në Gjermani

Mesfushori 17-vjeçar Erblin Osmani, ka zgjedhur Kosovën për të vazhduar karrierën e tij ndërkombëtare, një vendim që ka marrë vëmendje edhe në mediat gjermane.

Osmani, pjesë e akademisë së Bayern Munichut, është përfshirë në listën e Kombëtares së Kosovës nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Talenti i ri, i cili më herët ka qenë kapiten i Gjermanisë në grupmoshat e reja, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, duke zgjedhur të veshë fanellën e “Dardanëve”.

Vendimi i tij është komentuar edhe nga gazeta gjermane “Bild”, e cila e ka cilësuar këtë si një tjetër humbje për përfaqësuesen gjermane.

“Ylli në ngritje Erblin Osmani ka refuzuar të luajë për Gjermaninë. Ai është ftuar nga Kosova për herë të parë”, shkruan “Bild”.

Megjithatë, sipas mediumit gjerman, zgjedhja e Osmanit ende nuk e përjashton përfundimisht mundësinë që ai në të ardhmen të përfaqësojë Gjermaninë.

Ftesa dhe paraqitjet me Kosovën nuk mjaftojnë vetvetiu për ta bërë zgjedhjen e tij të pakthyeshme. Sipas rregullave përkatëse, aktivizimet e ardhshme me përfaqësuesen do të jenë të rëndësishme për përcaktimin e statusit të tij ndërkombëtar.

Kosova pritet të zhvillojë katër ndeshje gjatë kësaj periudhe, përballë Irlandës, Austrisë në dy raste dhe Izraelit. Nëse Osmani aktivizohet në këto takime në rrethanat e përcaktuara nga rregullat, mundësia për të ndryshuar përfaqësuese në të ardhmen mund të kufizohet.

Për Kosovën, përfshirja e një talenti të akademisë së Bayern Munichut në ekip përfaqësues paraqet një zhvillim të rëndësishëm, ndërsa për Osmanin këto ndeshje mund të jenë hapi i parë drejt një aventure të re me “Dardanët”.

kosovëntalentivendimi

Të ngjashme

Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026

Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026

20:57
Izraeli me dy mungesa të rëndësishme para përballjes me Kosovën

Izraeli me dy mungesa të rëndësishme para përballjes me Kosovën

20:50
Kryeministri britanik – Kurtit: Mbështesim palëkundshëm Kosovën, respektojeni mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik – Kurtit: Mbështesim palëkundshëm Kosovën, respektojeni mandatin e Gjykatës Speciale

14:50

Më shumë nga Sport

  • 23:45Mbappe shpallet lojtari i muajit në La Liga për tetorin
  • 23:36Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën
  • 22:38Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipin për të mos e përfaqësuar Zvicrën
  • 21:41Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra
  • 21:37Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po luan titullar te Juventusi