Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së”, Rama reagon sërish ashpër

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 11:48
“180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së”, Rama reagon sërish ashpër

Kryeministri i Shqipërisë, Ei Rama, ka folur për gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale të Hagës kundër ish-krerëve të UÇK-së. Rama u shpreh nuk ka prova të mjaftueshme për të lidhur drejtëpërdrejt krimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë. ”, tha Rama lidhur me pretencën e Prokurorisë Speciale për t’i dënuar ish-krerët e UÇK-së me 45 vjet burg secili.

Ai kritikoi prokurorët e Hagës, duke thënë se kjo pretencë nuk është turp vetëm për ta, por edhe për shtetet që e mbështesin dhe e paguajnë atë gjykatë.

“Po ashtu, nuk ka asnjë lloj ligjësie dhe asnjë ligj ndërkombëtar që i hap rrugën dënimit të një udhëheqësi në një luftë çlirimtare, vetëm se ka qenë udhëheqës. Ama, pa provuar se ka dhënë urdhëra për të sulmuar civilët, se ka pasur kontroll real mbi të gjitha formacionet luftarake në territor të një ushtrie çlirimtare në emër, por të një tërësie forcash të bashkuara nga i njëjti ideal dhe qëllim, por jo në të njëjtin organizim në territor apo se ka pasur ndonjë lidhje tjetër drejtpërdrejtë me vepra penale të kësaj ububushmërie.

Dhe ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht dhe të kësaj… nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të them.” , shtoi kryeministri në podcastin e tij “ Flasim “.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues