Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula ka uruar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 54-vjetorit të themelimit të saj, me urimet më të përzemërta dhe respektin e thellë për këtë jubile të rëndësishëm.
Shiroka-Pula ka thënë se gjatë këtyre viteve, Akademia ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e identitetit intelektual të kombit shqiptar, duke ruajtur me kujdes trashëgiminë kombëtare dhe përballur me sfidat e reja të shkencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“Për ne, shqiptarët e Kosovës, ky institucion ka qenë dhe mbetet një referencë e rëndësishme e dijes dhe e krenarisë kombëtare. Në këtë 54-vjetor, uroj që Akademia e Shkencave e Shqipërisë të vazhdojë të jetë një shtëpi e hapur e dijes, vend ku gjeneratat e reja të studiuesve gjejnë frymëzim dhe ku Shqipëria e Kosova gjejnë një zë të fuqishëm e të respektuar në botën e shkencës dhe të kulturës”, thuhet në urim.
Shiroka-Pula ka përkujtuar se në kohën kur shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë përballet me kërkesa të larta për dije dhe ekspertizë, roli i Akademisë së Shkencave është tejet i rëndësishëm për të ecur përpara me më shumë ambicie dhe besim në fuqinë e dijes.
“Ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj të përditshme, botime të reja me vlerë, projekte kërkimore që i shërbejnë vendit dhe bashkëpunime ndërkombëtare që e ngrenë emrin e shkencës shqiptare”.