Kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku, i është përgjuar zërave që po ia kërkojnë dorëheqjen nga posti i të parit të partisë.
Ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së do të mbahen në nëntor të viti të ardhshëm.
“Në procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili do të ndodh në nëntor të vitit 2027. Atëherë skadon mandati katër vjeçar”, ka thënë ai, duke treguar se nuk e ka në plan të jap dorëheqje.
“Sa e pata një Kuvend, për besë. Ma rikonfirmuan. Zërat nuk ndalën asnjëherë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dije se mandati i skadon më 19 nëntor të vitit të ardhshme.
“Mandati katër vjeçar përfundon më 19 nëntor të viti 2027, janë 13 muaj prej sot. Me siguri zgjedhjet do ti nisim në shtator të vitit të ardhëm dhe ti mbyllim në nëntor”, ka thënë ai.
Një ditë para kësaj deklarate të Abdixhikut, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.