Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka folur për media në lidhje me kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen.
Rrustemi në prononcimin për media tha se kthimi i ligjit në Kuvend nga Presidentja është refuzi i hyrjes në fuqi të ligjit.
“Në kuptimin Kushtetues dhe proceduralisht, ky është një refuzim i hyrjes në fuqi të ligjit. Në kuptimin procedural, Kuvendi i ka dy opsione ose ta rivotoj me shumicë prej 61 vota, të pandryshuar, ose ta kthej në pikën nga fillimi. Shpresoj që sponzorizuesit ta nisin sa më parë dhe ta kalojmë sa më parë në Kuvend”.




