Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhet e 28 dhjetorit, Agim Çeku ka reaguar pas mbështetjes që mori nga qytetarët, pavarsisht që mbeti jashtë Kuvendit si pasojë e kuaotës gjinore.

Ai shprehu mirënjohjen e falenderimin e tij për 18 mijë e 372 votat e qytetarëve, teksa tha se ndjehet krenar e borgjli ndaj këtyre votuesve.

“Jam thellësisht mirënjohës dhe falenderuës për mbështetjen dhe përkrahjen qe i dhatë AAK-së dhe mua gjatë betejës elektorale. Janë plot 18372 vota tuaja qe me bëjnë krenar dhe borgjli ndaj sejcilit prej jush! Këto vota për mua janë të shenjta sepse jane besim i palëkundur i mijëra bashkëluftëtarëve dhe invalidëve qe ende i kanë plagët e pashëruara dhe plumbat në trup. Ju qe keni dhënë me se shumti për lirinë ja dini me se miri vlerën lirisë dhe nuk dorëzohen kurrë . Ju jeni qendrestarët e fundit në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë se kërcnuar nga populizmi dhe arroganca e numrave. Ne këtë betejë për demokracinë unë do të vazhdoj të jem krah jush, krah Ramushit dhe krah AAK-së!”, tha Çeku.