Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, e ka cilësuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së si goditjen më të rëndë institucionale dhe historike që ka përjetuar vendi
Ahmeti theksoi se derisa skena politike dhe shoqëria ishin të zhytura në debate të brendshme dytësore, vendimi erdhi si një “dush i ftohtë” që ekspozoi mungesën e përgatitjes shtetërore për çdo skenar.
Mendoj se kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës që nga krijimi i saj. Tash ne në muajt e fundit kemi analizuar a do të bëhet presidenti, kur po shkojmë në zgjedhje, çka po bëjmë, kush ka faj në krejt këtë drejtim, dhe ka ardhur një dush i ftohtë. Dush i ftohtë i cili mua po më befason, befasia jonë, edhe mungesa e reagimit për cilëndo opsion.”, u shpreh Ahmeti.



