Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 12:25
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka ritheksuar kërkesën ndaj partive dhe subjekteve politike që të respektojnë në mënyrë rigoroze mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në një komunikatë publike, AIP ka kujtuar se përpunimi i të dhënave personale gjatë fushatës duhet të bëhet në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe me udhëzimet e Agjencisë që rregullojnë komunikimin me votuesit në procesin zgjedhor.

Agjencia ka theksuar se përpunimi i të dhënave për qëllime të promovimit të kandidatëve, komunikimit me votuesit apo organizimit të aktiviteteve politike duhet të mbështetet në baza të qarta ligjore, duke respektuar parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe transparencës. Sipas AIP-së, subjektet politike mbajnë përgjegjësi të plotë për garantimin e përpunimit të sigurt dhe të ligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve.

Në këtë drejtim, AIP ka renditur disa obligime kryesore për subjektet politike, përfshirë nevojën që çdo përpunim i të dhënave të bëhet mbi baza ligjore si pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj. Po ashtu, ndalohet përdorimi i të dhënave të kontaktit të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo për qëllime jo-politike, për marketing apo komunikim politik.

Agjencia ka nënvizuar edhe të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre për qëllime të marketingut politik, duke kërkuar që komunikimi të ndërpritet menjëherë pas paraqitjes së kundërshtimit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga AIP lidhet me profilizimin e votuesve dhe përpunimin masiv të të dhënave të ndjeshme. Këto praktika duhet të shmangen, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe janë ndërmarrë masa mbrojtëse adekuate. Në rastet kur përdoren teknologji që paraqesin rrezik të lartë për të drejtat e individëve, subjektet politike obligohen të kryejnë Vlerësimin e Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDh), në përputhje me udhëzimet e AIP-së.

Po ashtu, Agjencia ka kërkuar transparencë të plotë ndaj qytetarëve, përfshirë publikimin e politikave të privatësisë të qarta, të përditësuara dhe të qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

AIP ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje profesionale për subjektet politike, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.

AIP

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës