Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkohet kompensimi i menjëhershëm i dëmeve nga vërshimet

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 19:01
AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkohet kompensimi i menjëhershëm i dëmeve nga vërshimet

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim të thellë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në komunat e vendit.

AKK ka kërkuar nga institucionet qendrore kompensimin e menjëhershëm të dëmeve dhe themelimin e një Fondi Emergjent për Komunat.

“Është e papranueshme që, ndërsa komunat dhe qytetarët po përballen me dëme të reja, një pjesë e madhe e dëmeve nga vërshimet e vitit 2023 dhe të janarit 2026 ende nuk janë kompensuar. Qytetarët nuk kanë nevojë për vizita dhe fotografi, por për mbështetje konkrete dhe kompensim të drejtë e të shpejtë”, thuhet në reagim.

AKK bën të ditur se komunat kanë përfunduar vlerësimin e dëmeve dhe kanë përmbushur obligimet e tyre, duke shtuar se tani është përgjegjësi e institucioneve qendrore të veprojnë pa vonesa.

Bordi i Asociacionit ka përsëritur kërkesën për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve nga vërshimet e vitit 2023 dhe të janarit 2026, ndarjen e fondeve urgjente për komunat e prekura nga vërshimet e fundit, si dhe themelimin e Fondit Emergjent për Komunat si mekanizëm i përhershëm për reagim të shpejtë ndaj fatkeqësive natyrore.

“Ka ardhur koha për veprime konkrete. Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, por me vendime dhe mbështetje reale”, përfundon reagimi i AKK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Beson Rrahmani i treti në botë për Matematikë
  • 17:10Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina
  • 17:01Djali i Rexhep Selimit dhe i Jakup Krasniqit bëhen bashkë në protestë kundër vendimit të Speciales
  • 16:49Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?
  • 16:44Aksion në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armëmbajtje dhe vjedhje