Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 17:10
Tre dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e familjarëve të tyre në mars të ’99-ës në Burim të Malishevës, njëri e identifikon të akuzuarin Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Morinës, i cili akuzohet për krime lufte në fshatin Burim të Malishevës, në seancën e së enjtes u dëgjuan tre dëshmitarë. Dëshmitari Vesel Morina tha se në Burim, kur kishte 13 vjeç dhe ku ishin mbledhur afro 1 mijë banorë së bashku me forcat serbe, kishte parë të uniformuar dhe me armë në dorë të akuzuarin Morina.

“Ka pas afërsisht 1 mijë persona, shqiptarë kanë qenë krejt. Ramadan Morinën e kemi pas 40-50 metra afër që u sjellë. Armë ka pas të gjatë si kallash”, tha dëshmitari Morina

Dëshmitari tha se të akuzuarin Ramadan Morina e njihte edhe nga prindërit e tij, duke shtuar se ngjarjen ku e kishte parë atë ndodhi më 31 mars 1999.

Dëshmitari Morina shtoi se prej datës 30 deri më 31 mars ishin larguar nga fshati për shkak të bombardimeve dhe kishin vendosur të shkonin në fshatin Burim, si një vend më i fshehtë dhe me siguri për jetesë.

Ai tha se në atë vend ishin diku afro 1 mijë persona dhe se ishte dhënë urdhër që të ndahen burrat në një pjesë, për çka shtoi se pasi që kishin vazhduar gratë dhe fëmijët në të njëjtin vend ishin masakrua- vrarë 34 apo 35 persona nga forcat serbe, e që i vdekur tha se kishte mbetur edhe babai i tij.

Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e ka pasur fqinj diku dy-tri shtëpi larg nga shtëpia e tij dhe se nuk kanë pasur probleme të asnjë natyre.

Dëshmitari Morina mohoi se në vendin ku ishin vendosur në fshatin Burim të ishte edhe familja e të akuzuarit Ramadan.

Po ashtu, Morina tha se gjatë kohës sa janë larguar nga fshati Burim për të shkuar në Shqipëri si destinacion të fundit, ishin përcjellë nga forcat serbe.

Ai rrëfeu se si disa kuaj që i kishin lëshuar focat serbe, kishin hipur mbi popullsinë civile.

“E kanë mbush oborrin me kuaj edhe i kanë qel dyert e oborrit. kuajt kane vrapu mbi popullatë”, tha Morina.

Gjithashtu, dëshmitari përmendi edhe personin Shukri, duke thënë që në vendin ku ishin fshehur në fshatin Burim e që i kishin gjetur focat serbe, e kishte marrë vëllanë e tij nga duart e nënës së tij.

Paraprakisht, dëshminë e dha edhe Xhylie Dredhaku, duke rrëfyer se më 31 mars 1999 në fshatin Burim ku ishin të vendosur, kishte mbetur i vrarë burri saj.

Dëshmitarja tha se nuk e kishte parë të akuzuarin në vendin ku ishin mbledhur civilët.

Sipas dëshmitares, kishte situata që u kishin dhënë para forcave serbe vetë që të shpëtonin jetën e tyre.

Po ashtu, u dëgjua edhe dëshmitari Jakup Morina, i cili tha se i vrarë në fshatin Burim të Malishevës kishte mbetur babai i tij. Tha se të akuzuari Ramadan e njeh si banor të fshatit Ostrazub, por shtoi se nuk e ka parë në kohën kur ka ndodhur masakra nga forcat serbe në fshatin Burim apo kur ato forca i kishin përcjellë për në Shqipëri.

Tre dëshmitarët rrëfyen se shtëpitë e tyre ishin djegur dhe shkatërruar nga forcat serbe./BetimipërDrejtësi/

morinaburimakuzuarin

Të ngjashme

I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur

I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur

08:40

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit
  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda
  • 17:53Trevjetori i Banjskës, NATO: Përgjegjësit të nxjerrën para drejtësisë
  • 17:53Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë